Ngjarja tronditëse e përdhunimit të 8-vjeçares, vjen reagimi zyrtar nga Prokuroria e Durrësit: S’ka ndodhur!

0
387

Ngjarja e rëndë e përdhunimit të vajzës së mitur 8-vjeçare tronditi ditën e sotme opinionin publik. Me një njoftim zyrtar Prokuroria e Durrësit jep informacion për ngjarjen e raportruar sot në media.

Organi i akuzës bën me dije se është regjistruar çështja penale lidhur për rastin, ndërsa thekson se  nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.

Njoftimi i plotë:

Sipas informacionit që u administrua nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, lidhur me rastin që është përhapur në media që ka të bëj me një ngjarje të ndodhur ne Arapaj Durrës, ju informojmë se:

Është regjistruar çështja penale Nr.1288 që bën fjalë për veprën penale të parashikuar nga nenet 108/a dhe 110/2 të Kodit Penal.

Nuk janë të sakta njoftimet e përhapura në media lidhur me këtë çështje, sipas akteve të administruara nuk ka ndodhur dhe nuk është tentuar të kryhet vepra penale e “Marredhenieve seksuale me të mitur”.

Rasti ka të bëjë me persona të mitur të përfshirë në këtë ngjarje dhe për këto arsye bazuar në parashikimet e Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur ju bëjmë me dije se është i ndaluar çdo lloj publikimi lidhur me rastin.

Do të kërkojmë mirëkuptimin tuaj për mospublikimin e rastit si arsye e parashikimeve të ketij Kodi.

Duke ju falenderuar për vëmendjen!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here