Përplasja me armë mbrëmjen e djeshme në Laprakë, policia identifikon autorin dhe bën lëvizjen e menjëhershme

0
409

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë. Sipas policisë është identifikuar dhe shpallur në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit.

Blutë bëjnë me dije se më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit  që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç,  banues në Tiranë, i  dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here