Super xheloze për Sarkozy! Habit me rrëfimin modelja dhe këngëtarja e njohur: I pres fytin nëse flirton me femra të tjera. Në takimet tona nuk …

0
367

Këngëtarja dhe modelja Carla Bruni, bashkëshortja e ish presidentit francez, Nicolas Sarkozy ka treguar se është tepër xheloze për partnerin e saj. 

Në një intervistë  në emisionin “Femmes puissantes”, Carla u shpreh në nota humori: “Nëse Nicolas Sarkozy do të bënte interesantin me një femër të bukur, i pres fytin. Kështu që, ai nuk e bën kurrë këtë gjë.”

Këngëtarja dhe ish-modelja tha më tej se është shumë feministe dhe se femrat e tjera nuk i konsideron “rrezik”, por aleate. 51-vjeçarja nuk iu shmang dot rikthimit pas në të shkuarën, kur u njoh me ish-presidentin francez.

“Në periudhën që ne jemi njohur ishim të dy singël, nuk kemi qenë shkaku i prishjes së një lidhjeje të mëparshme. Nuk kishte hi në takimet tona dhe prishëm asgjë”-u shpreh ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here