Tërmeti i fuqishëm sjell shkatërrim në Athinë, shumë njerëz kanë mbetur nëpër ashensorë

0
338

Athina është tronditur ditën e sotme nga një tërmet 5.1 ballë, i shkallës Rihter. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhej 23 km në veriperëndim të Athinës dhe thellësia ishte 13 km.

Tërmeti u ndje në zona të tjera të afërta, si Korinti dhe Evia. Shumë njerëz janë frikësuar kanë mbetur nëpër ashensore si dhe ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike.

Raportohet gjithashtu për dëme materiale. Në portin e Pireut është shembur një strukturë metalike, raporton Zogula.

Në banesa gjithashtu raportohet se janë shkaktuar dëme. Deri më tani, nuk ka raportime për të lënduar.

Foto 1 nga 4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here