Ministri Çuçi në Gjirokastër, banorët e tri fshatrave marrin çertifikatën e pronësisë së tokës bujqësore (FOTO)

0
380

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi, ishte në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, ku u shpërndanë çertifikatat e pronësisë për tokat bujqësore në tre zona kadastrale; Taronina, Fushëbardha dhe Zhulati. Ai shoërohej nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, z.Artan Lame, deputetja e qarkut znj.Artemis Malo dhe drejtori i ASHK Gjirokastër, z.Florjan Taçi.

‘Janë rreth 2500 pasuri që presin të çertifikohen në këtë krahinë dhe do hynë në qarkullim civil.  Ju do t’i keni në dorë për t’i zhvilluar më shumë, për t’u pasuruar dhe për t’ua lënë trashëgimi njerëzve tuaj. Ne kemi filluar edhe një proces tjetër shumë të rëndësishëm për ju që është regjistrimi i shtëpive”, tha ministri Çuçi.

Më tej ai përmendi edhe politikat e Ministrisë së Bujqësisë në ndihmë të blegtorisë, për të rritur numrin e tufave dhe për të shtuar krerët e të imtave në gjithë këtë zonë të pasur me kullota dhe pyje. Zhulati është gjithashtu edhe pjesë e programit zhvillimor ‘100 Fshatrat’.

Regjistrimi i tokave bujqësore në Gjirokastër është një proces që ka avancuar ndjeshëm dhe pritet të finalizohet së shpejti. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkëpunon ngushtësisht me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, për të krijuar çdo lehtësi të nevojshme ndaj atyre që kërkojnë të marrin çertifikatën e pronësisë së tokës bujqësore. ​

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here