VIDEO e rrallë nga kamera e trupit të një çiklisti…ariu dhe dy këlyshët i presin rrugën

0
547

E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit që kishte vendosur Kuçi.

Malet e Sharrit në Kosovë janë të pasura me florë dhe faunë, që krijon një parajsë për sportistët ekstremë sikur çiklistët e Suharekës.

Ishte fat që Arben Kuçi dhe Blendi Sylaj të ballafaqoheshin me një ari të madh dhe dy këlyshët e saj.

Gjithçka ishte çështje sekondash. Vet Arben Kuçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se ishte “një moment shumë i veçantë që rrallëkush mund ta përjetojë por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndosh e mirë”.

Për TherandaPost ai ka treguar ngjarjen se pasi që ka kaluar me bicikletë, shoku mbrapa është rrëzuar dhe e ka lënë biçikletën duke vrapuar dhe duke u shmangur.

“Fati ynë ka qenë që kemi njohur shumë mirë terrenin. E kam prit ndër vite të më ndodhë diçka e tillë, mirëpo jo në këtë formë”, ka treguar Kuçi, teksa ka thënë që jo lehtë do të harrohet ky moment.

E gjithë ngjarja u xhirua nga kamera e trupit që kishte vendosur Kuçi.

Muajve të fundit në malet e Sharrit është shtuar numri i arinjve të cilët janë shfaqur edhe në zonat e banuara të rajonit të Prizrenit, në kufi me Shqipërinë.

Arinjtë të cilët janë duke lëvizur në afërsi të vendbanimeve të ndryshme të Prizrenit po mbjellin frikë te popullata, por edhe po u shkaktojnë dëme të konsiderueshme në radhë të parë blegtorëve. Kohë më parë një ari mbyti 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe dëmtoi pesë koshere me bletë. Pas këtyre dëmeve ai zbriti edhe në qytet, ku u filmua në lumin Lumbardh afër qytetit në Prizren. Një ari tjetër ndërsa është parë në fshatin Lybeçevë nga disa banorë të cilët e kanë filmuar dhe treguar se ai është larguar drejt pyllit. 

Në Parkun Nacional “Sharri” janë 50 arinj, kurse veç në rajonin e Prizrenit 8-10 arinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here