‘Iron Man’ Frank Zapata dështon të kalojë Ngushticën e La Manshit (FOTO)

0
407

Ka tentuar të kalojë kanalin e La Manshit me kostumin e tij fluturues, por pas dhjetë minutash ai ra në ujë dhe nuk arriti të ulej në një platformë të montuar enkas për të.

I nisur në orën 9 nga Sangatte, në very të Francës, nuk ka arritur të mbërrijë në brigjet e Dover në Angli.

Zapata që në rini ëndërronte të bëhej pilot. Por duke qënë se nuk u pranua në shkollë, ai vendosi të ndërtojë vet krahë për të fluturuar.

Njeriu fluturues, është i njohur nga e gjithë bota për fluturimin e tij në sheshin parizian të Champs-Elysées, me rastin e paradës ushtarake më 14 korrik

Frank Zapata nuk është i vetmi që ka krijuar kostum fluturues.

Edhe britaniku Richard Browning ka krijuar një kostum fluturues që rivalizon çdo gjë që kemi parë në ekranin e madh të kinemasë.

Makina fluturuese e tij ka pesë motorë të vegjël, katër në duar dhe një në shpinë, të cilat mund ta mbajnë njëriun në ajër dhe ta lëvizin atë me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë si dhe ta ngrejnë lartë deri ne lartësi 3657m.

Britaniku është në bisedime me marinën amerikane dhe marinsat mbretërore rreth përdorimit të makinës së tij fluturuese në luftë.

Ish marinsi nga Wiltshire ka trainuar ushtarë të trupave të SHBA dhe Azisë Juglindore. Ai është filmuar teksa po fluturonte mbi kampin e trajnimit në terren në Qendrën e Trajnimit të Komando-s në Devon. Richard beson se makina e tij futuristike, e cila është krahasuar me kostum e Iron Man, mund të përdoret në luftime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here