‘Ethet e minjve’ vijnë në Shqipëri, shënohet viktima e parë, humb jetën 32-vjeçarja. Mjekja lëshon thirrjen e fortë për qytetarët

0
434

Një sëmundje infektive me pasoja për jetën, e njohur si “ethet e minjve”, ka prekur së fundmi vendin tonë, duke shënuar edhe viktimën e parë.

32 vjeçarja nga Erseka e paraqitur me simptomat e kësaj sëmundje pranë repartit infektiv në QSUT, nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas shefes së Shërbimit të Infektivit në QSUT, Nadja Como, “ethet e minjve” ose sic quhet në gjuhën mjekësore, ethe hemoragjike, shkaktohet nga brejtësi I kuq dhe transmetohet përmes ushqimit. Como shton se nga virusi mosha më e rrezikuar janë të rinjtë nga 18-40 vjeç.

Gjatë një interviste dhënë për Report TV, ajo tha se kjo sëmundje përhapet me së shumti në zona malore, ku ka dhe brejtës të egër. Simptomat dalluese janë temperaturë e lartë, ethe e dhimbje  muskujsh. Po ashtu kjo sëmundje prek dhe organet jetike, ndaj ka dhe vdekshmëri të lartë.

Mjekja bën thirrje që qytetarët sapo të shohin simptomat e para të drejtohen tek spitali rajonal i zones ku banojnë dhe më pas rasti referohet zyrtarisht në QSUT.

Qytetarët që jetojnë në Tiranë nuk janë të rrezikuar, kjo pasi në kryeqytet nuk ka vatër të kësaj sëmundje.  Nxehtesia dhe thatësira janë favorizuese për sëmundjen, por edhe pse rastet janë të pakta , vdekshmëria është mbi 60%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here