Turistët spanjollë i gjen belaja në Borsh/ U larguan nga lokali pasi nuk u pëlqeu shërbimi, pronarët e lokalit i ndjekin dhe i sulmojnë me armë të ftohta

0
331

Një furgon me turistë spanjollë është sulmuar në Borsh, të Sarandës.Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, ku mësohet se turistëve spanjollë nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal dhe kanë tentuar të largohen.

Paraprakisht bëhet e ditur se furgoni i turistëve është ndjekur nga pronarët e lokalit, të cilët kanë goditur me grushte turistët dhe drejtuesin e mjetit.

Më pas kanë nxjerre armë të ftohta dhe kanë tentuar t’i godasin. Ata kanë thyer xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Furgoni ka arritur të largohet deri në vendin e quajtur Volloder ku është pikasur nga një furgon i FNSH, i cili ka dhënë ndihmën e parë.Forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here