Të martën afati i fundit për pagesën e dividentit, kush e shkel do të paguajë 15 për qind më shumë, ja si mund të përfitohet

0
324

Ditën e martë, në datën 20 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit. Të gjitha bizneset duhet të shpërndajnë fitimin e vitit 2018 brenda datës së caktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe do të paguajnë vetëm 8 për qind tatim mbi vlerën e dividentit. Por nëse bizneset shkelin datën 20 gusht, atëherë taksa do rritet dhe bizneset do paguajnë 15 për qind më shumë. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve i ka bërë thirrje të gjitha kompanive që të përfitojnë nga këto masa lehtësuese, të cilat janë miratuar në ligjin e paketës së re fiskale, për të shpërndarë brenda afatit të caktuar fitimin e realizuar një vit më parë. Ndërsa për fitimet e pashpërndara, të cilat janë realizuar në vitin 2017 e më parë, afati për të përfituar taksimin e lehtësuar 8 për qind është data 30 shtator e këtij viti. Pra nëse një kompani shpërndan tek aksionarët fitimet e pashpërndarë që ka bërë nga viti 2017 e më parë deri në datën 30 shtator do të paguajë vetëm 8 për qind si tatim disidenti. Pas datës 30 shtator tatimi bëhet automatikisht 15 për qind. Të dhënat zyrtare nga Ministria e financave tregojnë se një pjesë e bizneseve kanë nxituar të përfitojnë nga lehtësia. në 7 muajt e parë të këtij viti bizneset shpërndanë 65 miliardë lekë ose rreth 540 milionë euro divitentë me një rritje prej 5.4 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si rezultat të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga tatimi mbi dividentin u rritën nga 18 milionë euro që ishin vjet për 7 mujorin në 43 milionë euro këtë vit. Ulja e tatimit mbi dividentin, në trajtën e amnistisë, që qeveria vendosi vitin e kaluar ka shkaktuar debate të forta jo vetëm mes ekspertëve por edhe politike. Opozita ka akuzuar qeverinë se kjo është një dhuratë për oligarkët, të cilët janë të vetmit që përfitojnë nga ulja e tatimit mbi dividentit, pasi kjo taksë paguhet kryesisht nga të pasurit.

Ja mënyra e përfitimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit se është publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 23, datë 26 shkurt 2019, udhëzimi “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar”. Ky Udhëzim përcakton me hollësi se si do të zbatohen në praktikë ndryshimet e bëra në ligj me Paketën Fiskale 2019 lidhur me normat tatimore të taksimit të pagave dhe të ardhurave të tjera personale të qytetarëve, tatimin mbi fitimin, tatimin mbi dividentin etj. Sipas udhëzimit, norma tatimore e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi sipas nivelit të pagës bruto zbatohet sipas kategorive të mëposhtme: 0 për qind për pagën mujore bruto deri 30.000 lekë; 13 për qind për pagën mujore bruto 30.001 – 150.000 lekë dhe 23 për qind për pagën mujore bruto mbi 150.000 lekë. Ndryshimi në këtë mes ka të bëjë me faktin se më parë norma 23 për qind fillonte nga pagat 130.000 lekëshe, ndërkohë që tani nga 130.000 deri në 150.000 do të taksohen me normën 13 për qind. Gjithnjë, mbetet në fuqi fakti se për 30.000 lekëshin e parë taksimi është zero. Kështu, një pagë me 120.000 lekë në muaj do të taksohet me 13 për qind vetëm për 90.000 lekë, pasi 30.000 lekët e tjera taksohen me normën zero. Ndërsa për pagat mbi 150.000 lekë, llogaritja bëhet edhe më e ndërlikuar. Shembull: paga është 180.000 lekë. Me normën 23 për qind do taksohet vetëm pjesa mbi 150.000, pra 30.000 lekë. 30.000 lekë do të taksohen me zero për qind dhe 90.000 të tjera me 13 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here