KED ende asnjë vendim për vakancat në Gjykatën Kushtetuese, vijon procesi i shqyrtimit të dosjeve për kandidatët

0
397

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka ende një vendim se kur do të çojë te Kuvendi dhe te Presidenca listën me kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese. Pak ditë më parë u mbyllën seancat dëgjimore dhe u tha se do shqyrtohen dokumentacionet. Gazeta reagoi për këtë fakt, duke treguar se kjo ishte një manovër për të shtyrë edhe me disa javë Kushtetuesen. Dhe realisht kjo po tregohet, pasi ende nuk ka një reagim nga KED se kur do bëhet ngrija e kësaj gjykate. Nëse bëjmë një krahasim me KLP, e cila hapi garën për SPAK, ndodhi e kundërta. U shqyrtuan dokumentet dhe në fund u bënë intervistat, duke bërë më pas renditjen e kandidatëve. Po ashtu KED ka vendosur që të mos marrë asnjë vendim, pasi do të pritet mos ketë ankimime në Apel.

Përveç se KED ka vendosur të marrë më shumë kohë për të nxjerrë listën finale, ka kërkuar që të rihapet gara për dy vende vakante të shpallur nga Kuvendi dhe Presidenca. Kushtetuesja ka 9 anëtarë. 3 do plotësohen nga Kuvendi, 3 nga Parlamenti dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Dje KED mbylli intervistat vetëm për 4 vende vakante, ndërsa për 2 të tjera është ndjerë e nevojshme që të rihapet gara, pasi kandidat janë skualifikuar. Por këtu lind pyetja: KED e dinte që u skualifkuan të gjitha kandidatët, pse nuk u kërkua më herët të hapet gara? Por të gjitha këto vonesa duket se do të bëjnë që të shtyhet shkarkimi i presidentit. Sipas përcaktimeve në ligj, pasi bëhet shkarkimi në Parlament, vendimi i shkon Kushtetueses. KED nuk dihet nëse dhe në fund të muajit do e ketë gati listën e emrave. Më pas ato i shkojnë Kuvendit dhe Presidentit, të cilët kanë 1 muaj kohë që të vendosin. Përveç kësaj, nëse Meta për tre vendet vakante të shpallura prej tij, do të përzgjidhte emrat e Arta Vorpsit, Besnik Muçit dhe Elsa Toskës, atëherë automatikisht, do të mbetej pa kandidatë vakanca e shpallur nga Parlamenti për zëvendësuesin e ish anëtarit Vladimir Kristo. Problemi tjetër është se Besnik Muçi është ankimuar në Kolegjin e Apelimit. Në 3 shtator nisin seancat për të dhe nëse ai shkarkohet, atëherë rrezikohet një tjetër vend vakant. Pra nëse KED nxirrte tani listën e kandidatëve, sikundër u premtua, Kuvendi e Presidenca ishin të detyruar që të zgjidhin emrat e parë në javën e parë të shtatorit. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here