“Open Cinema” zbret në Gjirokastër, për 4 netëdo shfaqen filmat e para dhe pas viteve ’90

0
383

Në Gjirokastër zbriti eventi i radhës i “Open Cinema”. Ngjarja që vjen për të dytin vit rradhazi është çelur në odeonin e qytetit nga producenti dhe kineasti Skënder Jaçe, i cili u shpreh se magjia e kinemasë do të sjellë nostalgji, filma të shkëlqimit të kinemasë shqiptare para dhe pas viteve 1990, por edhe shumë filma të huaj. Producenti shtoi më tej se edukimi i publikut me këtë shfaqje të hapur në natyrë i rrit qytetet, ajo është pjesë se civilizimit shoqëror. Filmat si “Muaji i mjaltit”, “Zonja e panjohur” apo “Balkan Pazar” nga regjisori Edmond Budina janë pjesë e programit me titra në anglisht, për të tërhequr edhe vizitorët e huaj. Filma të tjerë si “Të thyer”, “Të ardhur nga ëndrrat” apo “Delegacioni” do të jenë pjesë e takimit 4 ditor me kinemanë. Kreu i Drejtorisë së Kulturës në Bashkinë e Gjirokastrës, Kudret Aliko u shpreh se eventi është mes ngjarjeve kryesore që bashkia mbështet përgjatë verës dhe po bëhet pjesë e kalendarit të natyrshëm kulturor të Gjirokastrës. “Gjithë ky program artistik do të zgjasë 4 ditë, ku do të shfaqen mbi 12 filma. Promovohen filma të rinj artistikëapo dokumentarëvendas dhe filma të huaj që janë filma të rinj më në zë të kinemasë botërore”, u shpreh ai. “Open Cinema” edhe këtë vit do i besohet sërisht në prezantim Silvana Braçes dhe shoqërohet nga muzikantë të njohur dhe ritme lokale. Gati gjysma e publikut të natës së parë të “Open Cinema” ishin turistë të huaj që po kalojnë pushimet në Jug të vendit. Për të dytin vit radhazi, Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe shtëpia filmike “Production Cinemania” sjellin në vëmendje të publikut gjirokastritë dashurinë për ekranin e madh aq të munguar në vite. Rrëzë Kalasë shekullore në odeonin e saj, do të përcillet ky aktivitet për katër net rresht. Ai është menduar në formën e një spektakli show. Nëpërmjet retrospektivave të ndryshme do të ketë një homazh për aktorët dhe regjisorët, shqiptarëe të huaj, që janë ndarë nga jeta. Nën shoqërinë e filmit në ekranin e madh në natyrë, hyrja do të jetë falas për të gjithë, duke krijuar një festë të bukur. Për katër net rresht Gjirokastra, do të jetë qyteti i kinemasë botërore duke krijuar një oaz çlodhës kulturor për rininë dhe pse jo për moshat e tjera, si dhe për turistët e huaj. Ekrani i madh në këtë qytet do të jetë dhe një fillim i mbarë për restaurimin e kinemasë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here