Kryeministrja daneze refuzoi t’i shiste Groenlandën, Trump merr vendimin që nuk pritej

0
29
Republican presidential candidate Donald Trump waits to speak as he is introduced at the New York Veterans Police Association during a campaign event in the New York City borough of Staten Island, NY, on April 17, 2016. New York State Primaries will held on April 19, 2016. (Photo by Anthony Behar) *** Please Use Credit from Credit Field ***

Presidenti i SHBA, Donald Trump vendosë të anulojë takimin me kryeministren daneze, pasi kjo e fundit hodhi poshtë ëndrrën e tij për të blerë Groenlandën.

Trump e falenderoi kryeministren Mette Frederiksen për faktin se ishte shumë e drejtpërdrejtë dhe që u përpoq të siguronte një marrëveshje të mirë për të dyja shtetet. Ditën e hënë, në llogarinë e tij në Tëitter, presidenti shkruan se takimi do të shtyhet për një kohë tjetër, ndryshe nga ç’ishte planifikuar për dy javë më vonë.

Frederiksen duke e cilësuar këtë mendim për të blerë Groenlandën tepër “absurd”, shpjegon qartësisht se ky shtet nuk është në shitje. Por nga ana tjetër, Trump e ka hedhur këtë ide disa herë në konsideratë, duke theksuar se do të jetë efektiv për qëllime strategjike.

Duke qenë se tashmë SHBA-ja e ka një bazë ajrore në Groenlandë dhe Trump thekson se Danimarka ka aleancë të fortë me SHBA-në, do të ishte e gatshme të lidhte këto dy shtete së bashku, ku administrimi i tyre do të arrinte kuotën prej së paku 700 milionë dollarësh. Nga ana tjetër, ky ishull është vendbanim për 55.000 njerëz, ku shumica e tyre kanë nacionalitet danez dhe ata ndihen tepër konfuzë për faktin se mund të bëhen subjekte të SHBA-së.

Politikanët danezë e mbështetën vendimin e drejtuesit të tyre për anullimin e takimit, duke e quajtur këtë ide “tepër qesharake” dhe si një nga “shakatë e 1 Prillit”.

Trump duket se e ka kuptuar humorin në të, ndaj ka hedhur në Tëitter një imazh të edituar të një kulle të artë në mes të fshatit të Groenlandës me mbishkrimin “Unë premtoj se nuk do t’ia bëj këtë gjë Groenlandës.”

Leave a Reply