Skandali me “Veneto Banka”, ja si BSH mori në mbrojtje “Tranzit”, asnjë problem për Gent Sejkon regjistrimi në parajsat fiskale

0
368

Banka e Shqipërisë vijon të heshtë për skandalin me falimentimin e “Veneto Banka”. Largimi i bankës italiane ka kaluar jo pa pasoja, pasi janë me qindra shqiptarët që po enden dyerve të gjykatave për shkak se rrezikohet t’u sekuestrohen shtëpitë dhe bizneset. Pasi u bë falimenti, “Intesa Sanpaolo Bank” mori kreditë e mira dhe asetet e “Veneto Banka”, ndërsa përmes një akti noterial, kreditë e këqija i kaluan kompanisë italiane me qendër në Napoli, “SGA”. Kjo e fundit, duke qenë se nuk ka degë në vendin tonë, kontraktoi kompaninë shqiptare “Tranzit”, e cila shërben si ndërmjetësues për të shkuar te kredimarrësi. Por kush është kjo kompani? Gazeta e deklaroi pak kohë më parë se “Tranzit” është një kompani me aksione në parajsa fiskale. Ajo është e regjistruar në ishujt Kajman dhe është deklaruar si kompani offshore. Por i dyshimtë është qëndrimi i Bankës së Shqipërisë në këtë rast. Në një prej marrëveshjeve që janë firmosur me akte noteriale, SGA deklaron se ka marrë mbështetjen e Bankë së Shqipërisë për kontraktimin e “Tranzit”. Ndërkohë gazeta po tregon dy veprime të BSH që bien ndesh me njëra-tjetrën. “Tranzit” është pjesë e së njëjtës kompani ku bën pjesë dhe “ABI Bank”. Kohë më parë opozita lëshoi akuza të shumta, pasi kemi kompani që janë në parajsa fiskale. Por BSH doli në mbështetje të tyre pak muaj më parë. “Miratimi i blerjes nga shoqëria “Tranzit shpk”, të bankës Credit Agricole, në Shqipëri, e më pas licencimi nga Banka e Shqipërisë për ABI Bank, është kryer “në bazë dhe në përputhje me dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi” dhe se ajo ka vlerësuar integritetin dhe reputacionin e aksionerëve të rinj si edhe të aksionerëve të tërthortë të Bankës Amerikane të Investimeve, bazuar në të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në bazë të ligjeve në fuqi: vërtetimin e autoritetit të tatim-taksave, për shlyerjen e detyrimeve tatimore nga shoqëria Tranzit sh.p.k.; vërtetimet e regjistruesit të shoqërive në Ishujt Kajman, për dy aksionarët e tërthortë, Neë Century Holdings XI, L.P. dhe NCH Balkan Fund, L.P., ku vërtetohej që dy shoqëritë janë të përjashtuara nga taksat, etj”, njoftonte BSH në shkurt të këtij viti.

Qëndrimi i dytë

Por teksa në shkurt Banka e Shqipërisë shprehej se nuk ka asnjë problem që “Tranzit” është kompani e regjistruar në parajsat fiskale, në korrik Sejko ka miratuar një udhëzim ku kërkohet që të nisë verifikimi i të gjitha subjekteve financiare që janë offshore. Pra banka, kompani kreditimi, etj. Vendimi u mor pas kërkesës së Drejtorisë së Parandalimit të Parave, e cila ka ngritur dyshime se kompanitë offshore kanë një rrezik të lartë pastrimi parash. Pra vetë Sejko fillimisht ka dalë garant për “Tranzit”, ndërsa më pas po Sejko ngre dyshime mbi këto lloj kompanish dhe firmos një udhëzim kontrolli.

Dyshimet për BSH

Mediat italiane pak ditë më parë hodhën dyshime në këtë aspekt, ndërsa SGA deklaroi se “Tranzit” është kompani e mbikëqyrur nga BSH dhe prandaj e kanë kontraktuar. “Ne kemi trashëguar portofole të vogla në Rumani, në Moldavi, në Kroaci dhe në Shqipëri. Duke mos pasur prani të drejtpërdrejtë në këto vende, SGA ka lidhur marrëveshje me operatorë privatë që veprojnë aty, të cilët janë të përfshirë në menaxhimin e kredive me probleme. U kërkuan të dhëna dhe më pas u bënë një sërë verifikimesh dhe kontrollesh. SGA ka vendosur që në Shqipëri të bashkëpunojë me Tranzit. Tranzit është një subjekt i mbikëqyrur nga Banka e Shqipërisë”, thuhej në një reagim.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here