Skandali me video-përgjimet/ Policia shoqëron prokuroren 

0
3308

Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut Katica Janeva është marrë sot nga forca të shumta të policisë maqedonase.

Gjatë momentit të shoqërimit, Janevës nuk i janë vendosur pranga dhe për rrjedhojë ajo nuk mund të quhet e arrestuar.

Mësohet se prokurorja e lartë do t’i nënshtrohet pyetjeve në lidhjet me skandalin ‘’Reket’’, ku zëri i saj doli në përgjimet e medias italiane ‘’La Verita’’ në lidhje me zhvatjen e një biznesmeni të njohur maqedonas. Skandali përfshiu emra të njohur të medias dhe politikës maqedonase.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here