Anija e famshme TITANIK, e pabesueshme çfarë doli në filmimet nga fundi i oqeanit (FOTO)

0
492

Pas 14 vitesh përpjekjesh, një grup zhytësish kanë arritur të gjejnë anijen e famshme të Titanikut.

Janë bërë 5 zhytje në Triton 70 milje në jug të Newfoundland, Kanada, ndërsa më në fund janë arritur të gjenden mbetje të anijes, që sipas ekspertëve qëndrojnë aty të paprekura.

Një ekip ekspertësh, shkencëtarësh dhe një përfaqësues i Oqeanit Kombëtar dhe Administratës Atmosferike kapën pamjet e rrënojave 107-vjeçare.

Pamjet 4K bëjnë të mundur që të shihen rrënojat në teknologjinë reale dhe atë virtuale, shkruan CNN.

Ky filmim është bërë në funksion të Produksionit Atlantik, i cili po përgatit një dokumentar, ku do të tregojë efektet e gërryerjes nga kripa, bakteret nën det që konsumojnë metale dhe mënyrën se si është kalbur dhe tretur anija.

Anija u fundos në vitin 1912, ku  vdiqën 1.517 persona nga 2.223 të pranishëm në bord.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here