Panik e tmerr/ Përsëritet ‘Gërdeci’ në Tepelenë, plasin predhat e Luftës së Dytë Botërore

0
338

Zjarr në majën e Shën Dëllisë, në kufirin midis Bashkisë Tepelenë dhe Bashkisë Memaliaj.

Mësohet se terreni tepër i thyer malor dhe shumë larg zonës së banuar (3-4 orë larg) e bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Zjarri ka rënë në kullotë dhe janë djegur sipërfaqe me bar e shkurre. Ndërkohë që zona bëhet e rrezikshme për ndërhyrje jo vetëm për shkak të largësisë, por edhe pranisë së predhave të mëdha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Deri tani kanë plasur disa prej tyre, madje zhurma e plasjeve është dëgjuar deri në Tepelenë.

Ndërkohë që në zonë nuk ka kurorë të gjelbër dhe thuhet se nuk ka nevojë për ndërhyrje me helikopter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here