Zjarr në malin e Shëngjinit, digjen 5 hektarë pyje, flakët përparojnë drejt banesave (DETAJE)

0
350

Situata me zjarrin në malin e Shëngjinit është shumë kritike. Që nga mbrëmja e djeshme në këtë mal zjarri nuk ka pushuar duke djegur një masiv drurësh dhe shkurresh. Zjarri ka vijuar edhe ditën  e sotme dhe ka mbërritur deri në afërsi të portit. Kështu janë rrezikuar varrezat e qytetit, por edhe banesat e bizneset që operojnë në zonën pranë malit.

Ndërkohë zjarrfikësit janë vendosur në zonën e banuar për të mos lejuar flakët të afrohen më shumë, pasi ndërhyrja në mal është e pamundur për shkak të terrenit të thyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here