Çështja e kufirit me Kosovën, Merkel e prerë me Vuçiç: Do ndëshkoheni rëndë, nuk i pranojmë këto opsione!

0
30

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka vendosur ultimatum presidentit serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me çështjen e kufijve me Kosovën. Media gjermane ‘Espreso.rs’ shkruan se Merkel i ka kërkuar Vuçiç që të pranojë qëndrimin gjerman për çështjen e zgjidhjes së problemit me Kosovën, pasi në të kundërt, Serbia do të ketë pasoja të rënda.

“Unë e di se nuk ka asgjë nga korrigjimi i kufirit. Sepse nuk kishte njerëz të guximshëm dhe racional që t’i kuptonin interesat serbe. Unë nuk jam në favor të pavarësisë së Kosovës brenda kufijve aktual, që i ka njohur Rada Trajkovic e Angela Merkel. Por idetë e mia kanë dështuar se populli ynë mendonte ndryshe bashkë me shumicën e botës”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Nga ana tjetër, Angela Merkel e ka përsëritur disa herë që korrigjimi i kufirit dhe ndarja e Kosovës nuk janë opsione, të cilat gjejnë mbështetje nga Gjermania.

Leave a Reply