Një tjetër sulm me armë në SHBA, vritet një vajzë 8-vjeçare dhe raportohen tre të plagosur

0
33

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk gjejnë qetësi nga vrasjet. Një vajzë 8-vjeçare është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri.

Kjo ngjarje ka ndodhur pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan. Dy djem adoleshentë dhe një grua mbetën të plagosur nga plumbat, ndërkohë policia nuk ka dhënë ende një version për ngjarjen apo për autorin e dyshuar, raportojnë mediat  amerikane.

Autoritet policore thanë se vajza 8-vjeçare e cila mbeti e vrarë, ka qenë e shoqëruar në kohën kur nisën të shtënat. Që nga muaji prill, 12 fëmijë apo adoleshentë kanë ndërruar jetë në Missouri, si pasojë e të shtënave me armë.

Leave a Reply