Tha se me 700 euro fjeti dy netë, PD nxerr foton dhe i përgjigjet Etilda Gjonajt: Çmime sheikësh. Faturat të nxjerrin gënjeshtare

0
335

Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi tha se faturat nxjerrin gënjeshtare ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas saj ka paguar 700 euro për 1 nate, për 1 person, për 1 dhome.

Reagimi i Vokshit erdhi pasi ministrja më herët sqaroi se ajo nuk ka qëndruar në hotele luksoze, duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve shqiptare.

“Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qëndron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj. Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.”, shkroi Vokshi në profilin e saj në Facebook.

Ajo shpjegoi se përse Gjonaj ka qëndruar në dhoma luksi me vlerë 700 euro nata.

Postimi

Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.

Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Dhoma e luksit me 700 euro nata:

1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

2. Është dhomë teke.

3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.

Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here