Vihet nën kontroll zjarri në Shëngjinin dhe arrestohen 2 persona, flakët prezente edhe në disa zona të tjera të vendit

    0
    351

    Stina e verës, e sidomos i nxehti afrikan që ka mbërthyer vendin prej më shumë se një muaji, ka rikthyer edhe fenomenin e zjarrit. Në shumë zona të vendit, zjarret kanë përparuar, duke bërë që në lëvizje të vihet gjithë armata shtetërore në mënyrë që të vërë situatën nën kontroll. Por sfida më e madhe ka qenë zjarri që përfshiu malin e Shëngjinit, ku për pasojë dëmet ishin të konsiderueshme, pasi u dogj një kurorë e tërë me pisha. Por zjarri i ndodhur në këtë zonë, që vuri në rrezik banesa e biznese ka qenë i qëllimshëm. Në këtë konkluzion ka dalë Policia e Lezhës e cila ka arrestuar në flagrancë dy persona për zjarrvënie të qëllimshme në malin e Shëngjinit. “Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale M. I., 34 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe A. U., 24 vjeç, banues në Shëngjin. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, rreth orës 21:45 datë 22 gusht, në Malin e Shëngjinit tek ” Lugu i Lemes”, dyshohet që i kanë vënë zjarrin malit me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e lëndëve drusore për shitje, zjarr i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa e jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale hetimore në ngarkim të shtetasve të arrestuar, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 151 dhe 25 i Kodit Penal.

    Gjithashtu, u referuan materialet hetimore për procedim penalisht edhe ndaj shtetasit me inicialet K. M., banues në Tresh-Lezhë, sepse dyshohet që i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke rreth 500 mku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij. Ndërkohë, po ditën e djeshme është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke në Fushë Krujë. Ngjarja ka ndodhur jashtë fabrikës së çimentos në fshatin Zallë. Nga zjarri rrezikoheshin disa banesa dhe një biznes aty pranë. Për këtë arsye, Emergjencat Civile bënë me dije se forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, në mënyrë që t’iu vijnë në ndihmë banorëve dhe të bëjnë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Po dje, një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Kryevidh në Rrogozhinë dhe i është afruar qindra rrënjëve të mbjella me ullinj. Flakët janë përhapur në zonën që lidh bregdetin e Spillesëme autostradën Rrogozhinë-Tiranë. Zjarri rrezikon të përfshijë edhe antenat e transmetimit të platformave televizive. 

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here