Asteroidi gjigand pranë Tokës, NASA nxjerr detajet: Ja kur do të kalojë (A përbën rrezik për ne?)

0
408

Në shtator një asteroid me përmasat e një qiellgërvishtësi do të kalojë pranë Tokës. Lajmi konfirmohet nga Qendra studimore për objektet afër tokës pranë NASA-s.

Ekzaktësisht më 14 shtator, pritet të shfaqet 5.3 milion  kilometra larg tokës asteroidin me emrin  2000 QW7, me një diametër  prej 650 metrash.

Trupi qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë dhe sipas specialistëve, nuk përbën asnjë rrezik potencial.

Ky trup qiellor kalon pranë planetit tokë çdo 19 vjet, pasi të kalojë pranë tokës në shtator, i bie që vizita e radhës të jetë me datë 19 tetor 2038.

Qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës. NASA ka tashmw një plan mbrojtës kundër asteroideve të quajtur Plani i dyfishtë i ridrejtimit të Asteroideve.

Ndërkohë miliarderi Elon Musk mendon ndryshe në lidhje me këtë çështje. Përmes një postimi në Twitter ai shkruajti se asteroidi do të godasë tokën dhe njerëzimi nuk ka asnjë masë mbrojtëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here