Qeveria miraton kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelat e objekteve të legalizuara, ja ndarja sipas zonave

0
40

Qeveria ka miratuar dje kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 300 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara. Pas pushimeve verore, shefi i qeverisë mblodhi dje ministrat, duke marrë disa vendime. Mes tyre u miratuan dhe disa çështje mbi pronat, sidomos për kalimin e pronësisë. Sipas vendimit, numri i parcelave ndërtimore, për të cilat miratohet kalimi i pronësisë sipas qarqeve, është, si më poshtë vijon: Për Qarkun Tiranë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 82 me sipërfaqe të përgjithshme 23.497m²; Për Qarkun Berat, numri i parcelave ndërtimore është 22, me sipërfaqe të përgjithshme 6.121 m²; Për Qarkun Shkodër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 3, me sipërfaqe të përgjithshme 522 m²; Për Qarkun Elbasan (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan), numri i parcelave ndërtimore është 62, me sipërfaqe të përgjithshme 18.738 m²; Për Qarkun Durrës (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 24, me sipërfaqe të përgjithshme 10.136 m²; Për Qarkun Gjirokastër (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Gjirokastër dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 101, me sipërfaqe të përgjithshme 25.416 m²; Për Qarkun Vlorë (drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë dhe Sarandë), numri i parcelave ndërtimore është 6, me sipërfaqe të përgjithshme 1.430 m². Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë, Berat, Shkodër, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Vlorë dhe Sarandë duhet të regjistrojnë brenda 5 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, si dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.

Leave a Reply