“Shqetësuese”, OBSH ngre alarmin: Shqipëria mes vendeve që po përhapet me shpejtësi kjo sëmundje e rëndë!

0
51

OBSH ngre alarmin se në 4 vende të Evropës, mes tyre Shqipëria, është duke u përhapur fruthi.

Lajmi bëhet me dije në faqen zyrtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila i referohet një studimi të kryer Komisionit Evropian të Verifikimit të eleminimit të Fruthit dhe Rubeolës (RVC).

“Pas disa vitesh ku u shënua përparim i vazhdueshëm drejt eliminimit të fruthit në Rajonin Evropian, numri i vendeve që kanë arritur ose eleminuar qëndrueshmërinë e sëmundjes ka rënë”, ishte konkluzioni i RVC, bazuar në një vlerësim të azhurnimeve të statusit vjetor për vitin 2018 të paraqitur nga 53 Shtetet Anëtare të Rajonit.

RVC përcaktoi që për herë të parë që nga fillimi i procesit të verifikimit në Rajon në vitin 2012, 4 vende (Shqipëria, Czechekia, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar) humbën statusin e tyre të eleminimit të fruthit.

“Rikthimi i përhapjes së fruthit është shqetësues. Nëse mbulimi me vaksina nuk arrihet dhe nuk mbahet në çdo komunitet, edhe fëmijët, rdhe të rriturit do të preken dhe madhe rrezikojnë të humbin edhe jetën”, thotë Dr Günter Pfaff, Kryetar i RVC.

Leave a Reply