Kadastra nxjerr listën me emrat, kompenson 890 pronarë që u janë zënë tokat nga ndërtimet informale, ja kush përfiton

0
678

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka gati listën për kompensimin e 890 pronarëve që u është zënë toka nga ndërtimet pa leje. Me një Vendim të Këshillit të Ministrave qytetarët që kanë përfituar lejen e legalizimit tashmë iu është ligjëruar edhe parcela ndërtimore. Kadastra ka publikuar 3 lista, ku shpërblimi do të jetë duke dhënë truall shtetëror, duke dhënë kompensim financiar, si dhe një listë ku ka gabime dhe duhen bërë korrigjime. Gazeta po publikon një pjesë të emrave që përfitojnë të drejtën e kalimit të pronësisë në disa vende të Shqipërisë, ndërsa listat me detajet e përfitimit mund të gjenden te faqja e Kadastrës. Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave, ka vendosur kompensim financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë vendore të Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës. Masa e kompensimit është rreth 44 381 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është rreth 545 milionë lekë. Shuma e kompensimit financiar, për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, kompensimi financiar, do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas miratimit nga kreditori, dhe pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Me zbatimin e këtij vendimi do të merret Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, të cilat duhet të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Masa e përfitimit

Masa e kompensimit është rreth 44 381 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është rreth 545 milionë lekë. Shuma e kompensimit financiar, për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, kompensimi financiar, do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas miratimit nga kreditori, dhe pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Me zbatimin e këtij vendimi do të merret Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, të cilat duhet të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

Legalizimet

Shumë ndëritme informale ka pasur në vend vite e fundit, por jo të gjtihë kanë përfituar legalizim. Gjatë 20189 janë evidentuar në total 583 objekte të cilat janë përjashtuar nga procesi. Në raportin e vet ALUIZNI vëren se kërkesa për përjashtim nga procesi ka ardhur nga Inspektoratet vendor të Mbikëqyrjes së Territorit. “Krahas procedurave të legalizimit, nga drejtoritë e varësisë të ALUIZNI-t gjatë kësaj periudhe janë kryer edhe procedurat administrative të përjashtimit nga procesi i legalizimit, për 583 ndërtime, të cilët nuk plotësojnë kushtet për legalizim, sipas ligjit nr.9482/2006 “Për legalizimin…” dhe VKM nr. 280/2014. Kryesisht iniciativa për përjashtim nga Iegalizimi është marrë mbi bazën e kërkesave të IMT-Vendore pranë Bashkive dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në kuadër të zbatimit të projekteve të infrastrukturës publike”, thekson në raport ALUIZNI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here