“Para se të më qëllonin mbaja foshnjën në krahë”, ish-mësuesi rrëfehet për herë të parë pas atentatit dhe nxjerr emrat: Dy persona më thanë që do hakmerren! (E PLOTË)

0
29

Eljus Thartori u rrëfye për herë të parë pas atentatit të kryer ndaj tij në 30 gusht, ku mbeti i plagosur.

Për gazetarin Enrik Mehmeti, ai paraqiti skenën e atentatit ndaj tij, ku pretendon se është qëlluar në distancë me snajper. Për këtë atentat, ai akuzon dy shtetas Magdanela dhe Ilir Ymerin, të cilët e kanë kërcënuar se do të hakmerren.

Thartori pranoi se ka kryer vrasje, por për motive hakmarrjeje për vdekjen e nënës së tij. Ai nuk la pa akuzuar dhe policinë, e cila nuk merr në pyetje të sipërpërmendurit për këtë atentat të dështuar.

’30 sekonda para se të më qëllonin kam lëshuar foshnjën. Jam qëlluar me snajper në distancë. Po luftoj me jetën, kam përfunduar në Turqi. Policia nuk i gjen autorët sepse i mbron. Kam qenë jashtë shtetit në Angli para 7 muajsh. Kisha 20 ditë që u ktheva pastaj vajta në Haxh. Të dyshuar janë Magdalena dhe Ilir Ymeri. Më thanë: ‘Do të hakmerremi’. Përse policia nuk i merr në pyetje këta pesona?! Po, kam qenë burg, vrava atë që më vrau nënën.  Kanë paguar për të më vrarë’’, deklaroi për gazetarin Enrik Mehmeti Eljus Thartori.

Leave a Reply