Super-teleskopi kinez zbulon 100 sinjale misterioze radio nga 3 miliardë vite dritë larg

0
347

Teleskopi më i madh kinez raportoi së fundmi se ka pikasur 100 pulsime misterioze radio, burimi i të cilëve është rreth 3 miliardë vite dritë larg nga toka. Kërkuesit thanë se po vazhdojnë të monitorojnë sinjalet me shpresën e analizat e mëtejshme  te tregojne menyren e krijimit te tyre. Teleskopi po analizonte sinjalet nga burimi i njohur si FRB121102, që është pikasur fillimisht nga teleskopi Arecibo Observatory, në Puerto Rico, në vitin 2015.  Sinjalet janë pulsime të vogla në valët radio që zgjasin më pak se disa milisekonda, dhe besohet se gjenerohen nga procese të energjisë së lartë në hapësirën e largët. Të ashtuquajturat shpërthime radio u identifikuan fillimisht në 2007, nga observator  Parkes në New South Wales, Australi.Astronomët shpresojnë se duke studiuar të dhënat e tyre të përcaktojnë origjinën e tyre dhe mënyrën e gjenerimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here