Superoperacion i madh në vendet e Ballkanit Perëndimor, arrestohen 175 persona

0
379

Agjencia e ligjzbatuese e BE-së, Europol në bashkëpunim me organet policore të 30 vendeve europiane, mes tyre edhe Shqipëria, kanë finalizuar me sukses një mega-operacion ndërkombëtar, kundër trafikimit të armëve, emigracionit të paligjshëm, mashtrimit me anë të dokumentave dhe trafikut të lëdëve psikoaktive, me origjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Si rezultat i këtij superoperacioni ku morën pjesë mbi 6758 oficerë policie në terren dhe 50 oficerë policie në Qendrën Operative në selinë e Europol, janë arrestuar 175 persona, 26 prej tyre të zbuluar nga shërbimet inteligjente dhe 149 të tjerët në fazë operative. Po ashtu nga operacioni janë sekuestruar armë, municione luftarake, shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente të falsifikuara. Ky operacion u shtri në shumicën e vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

Operacioni u zhvillua nga datat 5-8 shtator. Mbi 214 mijë persona, automjete, ambiente u kontrolluan nga policia gjatë javës së kaluar në luftën kundër krimit me origjinë nga Ballkani Perëndimor. Faza përgatitore nisi që në fillim të vitit 2019 me disa takime operative dhe aktivitete të mbledhjes së inteligjencës të organizuara nga të gjithë vendet pjesëmarrëse, si dhe u zhvillan kontrolle në disa pika kyçe kufitare. Europol koordinoi vendosjen e zyrave të lëvizshme me kërkesën e vendeve për të analizuar informacionin në vend. Nga 5 deri në 8 shtator 2019, u ngrit një qendër koordinimi në selinë e Europol në Hagë për të mbështetur shkëmbimin e informacioneve të siguruara nga shërbimet inteligjence midis pjesëmarrësve. Gjatë këtyre ditëve, 50 oficerë nga pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Europol, Frontex, INTERPOL dhe IPA / 2017 intensifikuan kontrollet në fushat e identifikuara si me rrezik të lartë, bazuar në informacionin e mbledhur dhe analizuar në qendrën e koordinimit.Frontex trajtoi krimin ndërkufitar në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe kontribuoi në operacionin duke kryer kontrolle të intensifikuara në pikat e zgjedhura të kalimit kufitar, si pjesë e aktiviteteve të saj në vazhdim fushor në rajon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here