E martuar me miliarderin që kërkohet nga policia, modelja shqiptare habit me atë që thotë për bashkëshortin e saj

0
451

Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka qenë muajit e fundit në vëmendje të mediave pas problemeve që ka pasur bashkëshorti i saj. Në fillim u përfol se çifti i njohur i kishte dhënë fund martesës pas një viti, mirëpo më parë u zbulua se në fakt Dragos kishte probleme me drejtësinë prandaj dhe nuk ishte shfaqur përkrah modeles.

Ndonëse, kanë kaluar muaj që nga këto lajme, Angela ka vazhduar jetën e saj dhe në Instagram në asnjë postim nuk ka folur apo ka publikuar bashkëshortin e saj. Ditën e djeshme, ajo i ka kthyer përgjigje fansave në Instagram ku njëri prej tyre e ka pyetur për biznesmenin rumun.

“Nuk po të shohim një foto me burrin, na ke bërë merak”, i shkruan fansi ndërkohë që Angela ja kthen thjesht: “Unë nuk jam e shqetësuar”, duke i habitur të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here