Fikja e radarëve për të mbrojtur Habilajt? Tahiri:Teknikisht e pamundur, nuk do më lënë fuqitë derisa…

0
296

Ish-ministri Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka fikur radarët me qëllim mbrojtjen e grupit të Habiljave, teksa ka theksuar se një gjë e tillë është e pamundur për nga mënyra se si ato janë ndërtuar.

“Fikja e radarëve në qendrën e Sazanit: Në dijeni time radarët teknikisht nuk mund të fiken, nuk ka një operator të zakonshëm që t’i fikë. Prokuroria kishte dy vjet kohë të vërtetonte në kuadër të cilësdo organizatë kriminale këta radarë të fiken. Unë e them, jo dhe jo. Nuk ka ndodhur kurrë dhe nuk mund të ndodhen. Sepse radarët nuk i janë lënë në dorë me një çelës një punëtori. Prokuroria e hamendëson këtë sikur kjo është pjesë e veprimtarisë kriminale. Nuk do më lënë fuqitë derisa t’i shkoj deri në fund drejtësisë, t’i shkoj shtëpi më shtëpi çdo qytetari dhe do ta bëj”, u shpreh Tahiri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here