Hyn në fuqi vendimi, ja kategoritë që përjashtohen nga ndihma ekonomike, ndryshimet në masën e përfitimit

0
30

Vendimi për ndryshimin e procedurave për ndihmën ekonomike hyri ditën e djeshme në fuqi. Në vendimin e miratuar nga Këshilli i Ministrave është përcaktuar qartë të gjitha kategoritë që përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike, si dhe të gjitha ndryshimet sa i përket masës së përfitimit. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare theksohet se familjet të cilat kanë një nga anëtarët e familjes refuzon verifikimin e situatës social-ekonomike në familje, si dhe fsheh informacion apo bën deklarim të rremë do të përjashtohen nga skema e ndihmës ekonomike për një periudhë 6-mujore. Po ashtu, për të njëjtën periudhë kohore do të përjashtohen edhe familjet të cilat në përbërjen e saj kanë anëtarë që janë në moshë pune, por nuk rezultojnë si punëkërkues tek zyrat e punës. Ndërsa familjet që kanë anëtarë në moshë pune dhe refuzojnë ofertat që i ofrohen nga zyrat e punës do të përjashtohen nga skema ekonomike për një periudhë 1-vjeçare. Për të njëjtën periudhë kohore do të përjashtohen edhe ato familje të cilat kanë kushte të mira dhe të përshtatshme sociale dhe ekonomike dhe ata të cilët ndërpresin marrëdhënien me punën pa dhënë asnjë arsyetim. “Anëtarët në moshë aktive pune, të aftë për punë, që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të familjeve që kanë anëtarë, që ndjekin arsimin e mesëm të lartë apo të lartë, por jo më shumë se deri në moshën 25 vjeç. Përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike për një periudhë njëvjeçare familjet, të cilat kanë në përbërje të tyre qoftë edhe një anëtar të vetëm që plotëson kushtet e mëposhtme: Është në moshë aktive pune dhe refuzon ofertat e përshtatshme për punë të zyrave të punës, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nxitjen e punësimit; Punësohen dhe ndërpresin marrëdhëniet e punës pa shkaqe të arsyeshme, me përjashtim të rasteve kur zgjidhja e kontratës bëhet nga ana e punëdhënësit; Ato familje, të cilat rezultojnë me të ardhura dhe kushte të mira social-ekonomike”, thuhet në vendim.

Ndryshimet në masën e përfitimit

Por përveç përjashtimit të kategorisë së përfitimit nga skema e ndihmës ekonomike, në ligj është përcaktuar edhe masa e ndihmës ekonomike. Ndihma ekonomike, që përfitojnë familjet dhe individët në nevojë, është e plotë dhe masa nuk kufizohet për shkak të numrit të anëtarëve. Ndihmë ekonomike përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme nga programet e mbrojtjes shoqërore, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia apo të ardhura të tjera, dhe individët e përcaktuar në pikën 2, të kreut I të këtij vendimi. Në VKM theksohet se masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohet në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të përcaktuar në urdhrin e mbrojtjes apo urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, është 3 000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës. Po ashtu, edhe për kategorinë e jetimëve do të jetë 3000 lekë në muaj, ku theksohet se do të ketë edhe një shtesë për ata që ndjekim arsimimin. Ndërsa për anëtarët e familjes, fëmijë/jetimët që nuk janë në institucione për të cilët vërtetohet se janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit, do marrin një shtesë në masën 100 lekë, për çdo vaksinë të kryer.

Leave a Reply