India lokalizon sondën e humbur në Hënë

0
357

Shkencëtarët hapësinorë indianë thanë sot se kanë lokalizuar mjetin e tyre hapësinor me të cilin humbën komunikimin disa momente para se të bënte uljen historike në Hënë. Sonda e quajtur Vikram humbi kontaktet me qendrën vetëm 2.1 kilometra mbi sipërfaqen e hënës, teksa India shpresonte të bëhej vendi i katërt që kryente ulje të suksesshme në Hënë.  “Sonda Vikram është lokalizuar pranë orbituesit #Chandrayaan2, por ende nuk është vendosur komunikim me të,” njofton agjencia. Misioni kompleks i gjigandit aziatik me orbitues, sondë ulëse dhe mjet lëvizës në sipërfaqe, ishte krijuar i tëri në Indi dhe kushtoi shumën relativisht modeste prej $140 milionë. Mediat indiane thanë se sonda kreu një ulje të fortë të pakontrolluar dhe me shuma gjasa ka dëmtuar dhe mjetin e sipërfaqes në brendësi të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here