Dalin pamjet si në filma/ Me armë në duar, duke qëlluar dhe teksa ndiqen me vrap, kush është personi që trazoi qytetin

0
514

Dalin pamjet nga te shtënat me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Pejë. Kamerat kane kapur momentin e te shtenave dhe me pas personat duke vrapuar qe qellojne me armë zjarri.

Sinjali raportoi ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme se Azem Uka i njohur në Pejë si “Azem Sakica” është personi që kishte trazuar qytetin e Pejës. I plagosur kishte mbetur Kushtrim Krasniqi.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar pas plagosjes së një personi në Pejë.

“Rreth orës 12:43 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here