Doni të blini makinë? Rama shpërndan njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit si mund të kontrolloni çdo model që pëlqeni (VIDEO)

0
28

 Nëse jeni lodhur duke parë makina por keni frikë që ta blini për shkak se mund të bini pre e mashtrimeve nga tregtuesi apo shitësi, tashmë ka një zgjidhje fare të thjeshtë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama ka shpërndarë një lajm të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të blejnë makinë.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor falë programit online tashmë mund të verifikoni çdo gjë mbi makinën që doni të blini. Me anë të targës dhe shasisë ju tashmë mund të zbuloni historikun e makinë, kushtet dhe aksidentet që mund të ketë shkaktuar. Por jo vetëm kaq pasi nëse doni të blini një makinë që është pa targa mund të zbuloni edhe legjitimitetin e saj.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë informacion me rëndësi për drejtuesit e automjeteve, ju uroj një ditë të mbarë 😊

Posted by Edi Rama on Tuesday, September 10, 2019

Leave a Reply