Kush është autori i plagosjes në Lezhë, policia blindon zonën për kapjen e tij

0
49

Mbrëmjen e kaluar në Lezhë ndodhi një ngjarje e rëndë, plagosje me armë zjarri. Zbardhet fotografia e autorit të plagosjes. Personi që shihni më poshtë është Aleksandër Dedgjonaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Ai plagosi me armë 37-vjeçarin Ardian Kola, pranë Katedrales në Lezhë. Ngjarja ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, për motive të dobëta.

KONFLIKTI

Mësohet se Kola është konfliktuar me një tjetër person, ende i paidentifikuar për motive banale, por më pas janë ndarë.

Autori është rikthyer më vonë dhe e ka qëlluar nga makina në ecje, duke e plagosur në gjymtyrët e poshtëm.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po mbledh edhe dëshmi në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave

Leave a Reply