Ngatërresa me postën, kryebashkiaku Agim Kajmaku bën lëvizjen e papritur pas denoncimit të PD-së

0
350

Agim Kajmaku ka dorëzuar në polici gjurmët e gishtave. Burime nga policia konfirmojnë se Kajmaku ka shkuar pranë laboratorit shkencor, ku ka dorëzuar gjurmët e gishtave.Prokuroria i ka dërguar letrën në banesë Kajmakut për të dorëzuar gjurmët, pasi më herët tha se posta nuk ia kishte çuar në Bashkinë e Vorës. Por Posta Shqiptare rrëzoi pretendimin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe tha se letrën e ka çuar në zyrën e Agim Kajmakut. Kryetari i Bashkisë Vorë u denoncua nga Partia Demokratike, se ka fshehur arrestimin dhe dënimin në Greqi, për para të falsfikuara. Kajmaku ka përdorur emrin Jorgo Toto në Janinë dhe ende rezulton në kërkim me këtë emër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here