Plas sherri/ Trump bën për ‘një lek’ këngëtarin e njohur: Ai dhe gruaja e tij llafazane

0
32

Presidenti Donald Trump dhe modelja Chrissy Taigen njihen për një marrëdhënie vërtetë të acaruar midis tyre dhe nuk humbasin rast pa hedhur kunja.

Trump së fundmi është ankuar se nuk ka marrë lëvdatat e merituara për reformën e drejtësisë dhe se meritat po i merrnin njerëz që nuk kanë bërë asgjë për të.“Tani që unë e firmosa reformën dhe çdo gjë kaloi, njerëz që nuk kanë me çfarë të merren po marrin të tëra meritat. Muzikantë të mërzitshëm si John Legend dhe gruaja llafazane e tij, po flasin sesa e mrekullueshme është, por unë nuk i pashë ata të ndihmonin”, është shprehur Trump.

Pas këtyre fjalëve, modelja nuk kishte si të mos reagonte ndaj tij me anë të postimeve në rrjetin social të Twitterit. Chrrisy është shprehur se Trump është një frikacak pasi nuk ka guxuar ta përmende me emër, thjesht i është drejtuar si gruaja llafazane e John Legend.  “Ai nuk mund të jetë asgjë tjetër përveç se i poshtër”, shprehet modelja.

Leave a Reply