Rama takim me Merkel të premten në Berlin, zbulohet arsyeja pse

0
36

Të enjten kur në seancën parlamentare të merren në shqyrtim 6 dekrete të presidentit Ilir Meta, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në seancë.A2 CNN  shkruan se kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Pragës, ku do të marrë pjesë në një samit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe nga aty shefi i qeverisë do të udhëtojë në Berlin ku pritet të ketë takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel të premten. Qëllimi i kësaj vizite pritet të jetë integrimi dhe vendimi që Gjermania pritet të kristalizojë për Shqipërinë në prag të mbledhjes së tetorit për çeljen ose jo të negociatave. 

Leave a Reply