Shkarkimi i Ilir Metës, delegacioni i Venecias i drejtohet Komisionit Hetimor, zbardhen lëvizjet e radhës

0
278

Komisioni i Venecias vijon takimet në Tiranë. Ditën e sotme, delegacioni do të zhvillojë dy takimet e fundit.

Është bërë me dije se që prej orës 09:00 delegacioni po zhvillon një takim me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor. Ndërsa në orën 10:00 do të zhvillojë një takim me Shoqërinë Civile.

Sakaq, dje ekspertët patën takime më intensive, duke filluar me përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjoshën. Më pas delegacioni takoi Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, kryetarin e grupit të PS-së, kreun e qeverisë Edi Rama si dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Delegacioni i Komisionit të Venecias në Tiranë

-Kaarlo Tuori-Drejtues i delegacionit

-Grainne Mcmorroë- Juriste ndërkombëtare

-Schnutz Rudolf Dürr- Kreu i divizionit për Çështjet Kushtetuese

-Thomas Markert- Sekretar i Komisionit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here