Tym e flakë/ Shpërthim i fuqishëm pranë Ambasadës së SHBA, reagon menjëherë Departamenti Amerikan i Shetit

0
21

Një shpërthim i madh është dëgjuar pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kabul menjëherë pas mesnatës së të mërkurës.

Associated Press raportoi se një punonjës i Ambasadës Amerikane konfirmoi shpërthimin, por nuk kishte detaje.

Një re e madhe tymi është parë në atë moment. Sakaq, Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar se nga shpërthimi nuk janë lënduar persona nga ambasada.

Incidenti ndodh në 18 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, që ishin edhe arsye e nisjes së luftës në Afganistan.

Po ashtu Sulmi ndaj Ambasadës Amerikane, bëhet disa ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se bisedimet e paqes më talebanët janë anuluar.

Leave a Reply