Del fotoja/ Kush është 34-vjeçari me precedent penal, shoferi i makinës së blinduar me targa ruse që u aksidentua mbrëmë, dëshmia: Ika me këmbë!

0
307

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmë, ku një makinë “G Class” e blinduar me targa ruse u përmbys pranë ish-rreth rrotullimit të Shqiponjës në Laprakë. Sipas informacioneve rreth 1 orë pas aksidentit në një spital privat është paraqitur një 34-vjeçar i aksidentuar. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore i aksidentuari, i cili u identifikua si Eldin Dergjini është marre ne pyetje nga policia.

“Kam qenë duke ecur me makinë me një shpejtësi normale. Me goditi nga pas një mjet tjetër. Humba kontrollin dhe u përplasa me një bordurë dhe makina ime u batua në rrugë. Nuk e pashë mjetin që më goditi. Pas aksidentit jam larguar në këmbë për pak metra dhe pastaj mora taksi dhe erdha në spital”.

Makina e blinduar me targë ruse H001CH 199 është sjellë në Drejtorinë e Tiranës dhe i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm por nuk janë gjetur sende të paligjshme në të. I aksidentuari pretendon se makinën e ka sjellë nga jashtë vendit dje nuk e ka pajisur ende me dokumentacion shqiptar.

34-vjeçari është person me precedent penal i arrestuar në Shqipëri për kundërshtim të punonjësit të rendit publik dhe në Itali për narkotik.

Featured image of article: ME FOTO/ Ky është Eldin Dergjini, shoferi i makinës 150 mijë euroshe me targa ruse, del dëshmia: Ika me këmbë, s’pashë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here