Vrasja e ish-policit Santiago Malko në Tiranë, zbulohet roli i Blendi Tetës (foto)

0
299

Blendi Teta dyshohet të jetë personi që ka informuar autorët e vrasjes së Santiago Malkos, për lëvizjet e këtij të fundit pak minuta para se të ndodhte vrasja. Pas ndalimit nga policia, 39-vjeçarit i janë sekuestruar dy aparate celularë, kryqja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Efektivë të Sektorit Kundër Krimeve kanë tentuar të marrin edhe një herë në pyetje 39-vjeçarin Blendi Teta, tashmë i ndaluar si i dyshuar ne vrasjen e Santjago Malkos. Burime pranë grupit hetimor kanë treguar për mediat se nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Teta është vërejtur të kalojë pranë vendit të ngjarjes, duke ngritur dyshimet se mund të jetë pjesë e atentatit ndaj Malkos. Por në dëshminë e parë dhënë para grupit hetimor, 39-vjeçari ka mohuar të jetë ndodhur aty pranë.

I venë përballë provave të policisë, me tej Teta është detyruar të tregojë se ka qenë vetëm një kalimtar i rastit dhe jo të ketë lidhje me ngjarjen.

Por pavarësisht dëshmisë së tij, policia dyshon se mund të ketë lidhje me autorët e vrasjes së Santiago Malkos. Përveç akuzës veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, policia e akuzon atë edhe për dëshmi të rremë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here