“Edhe unë e dua komandantin…”, zbardhet kërkesa urgjente e PD-së për Flamur Golemin: Na shokoi…

0
24

Në lidhje me incidentin e ndodhur në Gjirokastër gjatë ceremonisë së 75-vjetorit të çlirimit të Gjirokastrës tek varrezat e Dëshmorëve të rënë për atdheun, ku një i moshuar u shfaq me foton e diktatorit Enver Hoxha, ka reaguar dhe Partia Demokratike Gjirokastër.

Sipas demokratëve këto veprime janë provokime të turpshme nga ana e kryetarit të bashkisë Flamur Golemi.

Reagimi i PD

Provokimet e turpshme dhe brutale të kryetarit të emëruar të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi për ringjalljen e komunizmit janë të papranueshme. Mesditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 75 vjetorit të clirimit të Gjirokastrës në Varrezat e Dëshmorëve, u shfaqën portretet e Enver Hoxhës, para të cilave parakaluan me përulje dhe adhurim, qeveritarët vendorë. Pankartat e diktatorit mbaheshin në duart e idhtarëve të tij të hershëm në një ceremoni zyrtare që është tërësisht e ndaluar me protokoll, shfaqja e tyre. Aq më keq akoma që një veprim i paprecedentë i drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë Gjirokastër që ka shokuar opinionin vendas dhe mediat në tërësi për adhurimin që ka ndaj ish diktatorit që shqiptarët e kanë patur në kurriz vuajtjen për 50 vite me radhë për të mos folur për internimet, burgosjet, egzekutimet pa gjyq të kundërshtarëve politikë. Fytyra e shtetit të Edi Ramës sot u shfaq në radhët e xhelatit aty ku kryetari i emëruar i Bashkisë së Gjirokastrës, nuk begenisi të reagojë për këtë skandal të paprecedentë. Një drejtor në Bashkinë e Gjirokastrës që paguhet nga taksat tona, shpreh haptazi adhurim dhe vihet në garë me idhtarët e Enverit për dashuri ndaj këtij të fundit, është më e pakta veprim tërësisht i paramenduar dhe për këtë kërkohet mbajtja e përgjegjësive.

PD Gjirokastër, kërkon nga Flamur Golemi, distancim të menjëhershëm të veprimeve të sotme në Varrezat e Dëshmorëve dhe më e pakta të kërkojë ndjesë publike për këtë veprim dhe veprimin skandaloz të drejtorit të tij në Bashkinë e Gjirokastrës Kudret Alikaj që është kapur me figurë dhe zë.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij në Gjirokastër.

Leave a Reply