F-16 belgë interceptojnë bombarduesit rusë në Baltik, Lituania rrit shpenzimet e NATOs

0
34

Dy avionë belgë F-16 u urdhëruan sot të ngriheshin me urgjencë për të interceptuar  një skuadron me katër avionë rusë, mes të cilave dy bombardues Tu-160 mbi detin Balltik, duke sugjeruar një rritje të tensioneve në rajon, disa ditë pasi Lituania konfirmoi rroitjen e kuotës së saj të kontributeve në NATO. Forcat ajrore belge tahnë: “Dy F16 të forcave tona të NATOs intercpetuan dy bombardues  rusë TU160 dhe dy SU27 Flanker mbi detin balltik”. Forcat ajrore belge kanë marrë përgjegjësinë e mbrojtjes së hapësirës së Balltikut prej 3 shtatorit, prandaj kanë dislokuar katër avionë F-16AM Vipers bazën e Lituanisë Siauliai, ku veprojnë përkrah F-16 të forcave ajrore daneze. Ndërsa katër avionë çekë të prodhimit suedez Grippen veprojnë nga baza Amari në Estonia. Të njohur ndryshe si “Mjellma e bardhë”, Tu-160 mban një numër rekordesh për shpejtësinë në kategorinë e tij.“Mbetet bombarduesi më i madh e më i shpejtë, thuajse njëlloj me prototipin amerikan XB-70 Valkyrie”, thuhej në një koment.  

Leave a Reply