“Ka ardhur koha…”, çfarë po paralajmëron Rudina Hajdari pak para datës së negociatave me BE

0
45

Deputetja e PD, Rudina Hajdari në takimin e zhvilluar sot me deputetë të opozitës parlamentare, ka zbardhur disa detaje nga diskutimi i reformës.

Përmes një postimi, deputetja shkruan se ndryshimi i këtij sistemi të kalbur që cënon demokracinë e vendit është thelbësor dhe prioritet për opozitën.

Postimi:

Sot zhvilluam një takim me të gjithë kolegët deputetë të opozitës parlamentare, ku tema kryesore që u diskutua ishte Reforma Zgjedhore.

Gjatë këtij takimi u ndanë opinione të ndryshme në lidhje me sistemin zgjedhor dhe ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Partitë Politike, si dhe cështje të tjera që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore.

Ndryshimi i këtij sistemi të kalbur që cënon demokracinë e vendit cdo ditë, është thelbësor dhe prioritet për opozitën, sepse ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të ndihen të përfaqësuar.

Leave a Reply