“Nuk na ndau as dhomat, na mbante të dyjave në një krevat”, 30-vjeçarja rrëfen tmerrin e 13 viteve martesë: Më rrahu për 10 euro!

0
295

Gruaja e rrahur dhe keqtrajtuar nga burri që mban njëherësh edhe një grua tjetër tregon tmerrin qe ka jetuar. Një shtëpi në një fshat të largët të komunës së Istogut zhurmon nga zërat e fëmijëve që jetojnë aty.

Zërat e tyre në rrethana normale paraqesin jetë dhe harmoni, por jeta e tyre aty është në mesin e zhurmës, stresit e dhunës familjare.

Shpresa, nuk është emri i vërtetë i viktimës, por për shkak mos zbulimit të identitet të saj, ne do ta quajmë kështu.

Ajo është një grua e re, në të 30-tat, por që fytyra e saj duket si të ishte shumë vite më në moshë. Kjo si shkak i jetës së rëndë e dhunës që ka përjetuar nga burri që do të duhej ta dojë e të përkujdeset për të.

“Në fillim i kemi pas raportet shumë të mira, kemi kaluar shumë mirë, por pas dy viteve, ja nisi dhunë kapak, por e kam përballu…. Ja nisi fjalë, ja nisi të rrehme”.

Por përveç dhunës dhe keqtrajtimit fizik që Shpresa ka përjetuar për tri vite martesë, burri i saj kishe vendosur që të martohej edhe njëherë, dhe të jetonte me dy gra në një shtëpi.

“Ai sna i ka nda as dhomat, me një dhomë dy grate,, në një shtrat kemi flejt te dyja. Ka ndodh nese është kanë me mu tub o dicka, ajo u cu e ka kap… ajo se ka pas dertin”.

Një jetesë e tillë për Shpresen kishte vazhduar për 13 vite martesë. E në mesin e një dhune të tillë psiqike, ajo ka përjetuar edhe dhunë fizike shumë të rëndë.

“Burrit i humbën 10 euro, ja mori dikush, edhe ai ja nisi mem fajsu mu që unë ja kam marë, edhe me tha unë po shkoj dikun edhe kur të kthehna i du paret, unë se kisha iden ku kanë mbet ato pare”, është shprehur Shpresa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here