Rama nuk ndalet, pas nismës për shpërblimin e studentëve që denoncojmë pedagogët, një tjetër grup bëhet pjesë e projektit: Çdo personazh që…

0
266

Të korruptuarit në universitetet shqiptare janë vendosur në shënjestër të qeverisë. Përmes denoncimeve me fakte të studentëve në një platformë online kërkohet të luftohet ky fenomen aq i përhapur në auditorët e universitetit. Kjo platformë denoncimi ka si aleatë studentët të cilët pas faktimit me prova përfitojnë edhe të mira materiale nga qeveria.

“Dje bëra publike një ide për të icentivuar studentët për të denoncuar me provë dhe janë të gatshëm t’i dalin zot denoncimit, pedagogë apo administratë në universitet që u bëjnë presion korruptiv duke menduar të vendosim një bursë plus për këta studentë, nëse e ke një merr edhe një tjetër 1 vjeçare dhe zeruat tarifën për një vit”, tha Rama.

Qeveria mendon të bëjë të njëjtën platformë denoncimi edhe për biznesin duke synuar largimin nga radhët e administratës të inspektorëve tatimorë të papërshtatshëm dhe të korruptuar që dëmtojnë biznesin e ndershëm.

 “Së shpejti bëjmë publike masat e reja ku çdo biznes duke filluar nga i vogli për të denoncuar çdo personazh që vjen në dyqan dhe bën presion dhe shqetëson duke shkelur etikën dhe kaluar përtej kufijve të ligjit, ndihmë për biznesin dhe për shtetin duke na ndihmuar të identifikojmë personat e papërshtatshëm”-vijoi kryeministri

Këto masa Kryeministri Rama i bëri publike teksa paraqiti për publikun rastet e zgjidhura nga platforma ‘Shqipëria që Duam’ duke synuar reformimin e administratës dhe ndërgjegjësimin e punonjësve se shërbimi jokorrekt ndaj qytetarëve do tu kushtojë vendin e punës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here