Trump përzgjedh pasardhësin e John Bolton, ka punuar në administratat Obama e Bush

0
294

Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar Robert C. O’Brien këshilltar për Siguri Kombëtare. Një javë pasi e shkarkoi John Boltonin, presidenti Trump ka njoftuar se tashmë e ka zëvendësin e tij.   “Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Trump.  O’Brien mori detyrën në kohën kur Trump po përballet me një numër të sfidave në politikat e jashtme.  Ai do të ketë rol udhëheqës në adresimin e krizave në Venezuelë dhe gjithashtu do të adersojë përpjekjet e Trumpit për denuklearizim të Koresë Veriore.  O’Brien është këshilltari i katërt i emëruar nga Trump për Siguri Kombëtare. Ai ka punuar edhe në administratën e presidentit Barack Obama dhe presidentit George W. Bush.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here