Zbardhet strategjia e KLGJ, ja si do të ngrihet Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, brenda 2020 emërohen 12 emra në Gjykatën e Lartë

0
258

Ngritja e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion mbetet prioritet për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e Lartë Gjyqësor. Teksa KLP po pret procesin e vetingut për pesë kandidatët e mbetur për të vijuar më tej procedurat, KLGJ ka hartuar një strategji për konstituimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion. Sipas strategjisë së KLGJ, SPAK do të jetë gati brenda muajit dhjetor të vitit 2019. Aty specifikohet se ngritja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion do të jetë e rakorduar me ngritjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nga ana e KLP. “Ngritja e Gjykatës të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe mbështetja e fillimit të veprimtarisë së tyre: Gjykatat janë ngritur brenda vitit 2019; Janë plotësuar strukturat organike të këtyre gjykatave. Aktivitetet kyç: Njofton dhe merr pëlqimin nga gjyqtarët në detyrë të Gjykatës së Krimeve të Rënda; Bën koordinimin institucional me KLP-në dhe ngritjen e institucioneve në të njëjtën kohë; Bën emërimin e përkohshëm në këto gjykata të gjyqtarëve të Gjykatave të Krimeve të Rënda; Shpall vendet vakante të krijuara; Jep mbështetje për këshillat e gjykatave të posaçme, përfshi edhe hartimin e një plani pune transitor për vlerësimin e çështjeve në gjykim; Akordon burimet e nevojshme buxhetore. Muaji i fillimit-muaji i përfundimit: Janar – Dhjetor 2019 (ecuria duhet të jetë paralele edhe me proceset e KLP)”, thuhet në strategjinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Kostoja totale e KLGJ për ngritjen e SPAK do të jetë 407.572.500 lekë. Kjo strategji tregon qartë se SPAK do të jetë gati brenda vitit dhe se goditja antikorrupsion do të nisë shumë shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here